Departamenti për parandalim pranë SPB të Shkupit fillon nga sot zbatimin e projektit ”Mos lini gjëra me vlerë në automjetin tuaj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë nëntorit dhe dhjetorit, në bashkëpunim me komunën Qendër, do të realizohen aktivitete në lidhje me këtë fushatë.

Do të organizohen takime tematike, me bashkësitë lokale dhe urbane të rajonit të komunës në fjalë dhe do të shpërndahen afishe me porosi, që të mos lihen gjëra me vlerë në automjet./Telegrafi/