Në Shkup organizohet konferenca e parë për femrat në sport, kurse organizator të saj janë Shoqata për përparimin e mirëbesimit të ndërsjellë – TAKT.

Në konferencë do të diskutohet për sfidat me të cilat përballen sportistet në Maqedoni, për forcimin e femrave përmes sportit dhe për strategjitë për arritje të barazisë gjinore në sport. Gjithashtu do të diskutohet edhe për rritjen e numrit të femrave në pozitat udhëheqëse në institucionet sportive.

Aktiviteti mbështetet nga UN Women, Ambasada e SHBA-ve, si edhe Fakulteti i fiskulturës, shëndetit dhe sportit.