Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik ”Pavel Shatev” organizon sot një konferencë rajonale me temë: ”Ulja e përdorimit të internetit për qëllime terroriste”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbështetet nga OSBE-ja, Departamenti për kërcënime transnacionale. Përveç pjesëmarrësve nga vendi, në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga institucione me rëndësi nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Konferenca do të hapet me diskutimet e shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen dhe ambasadores gjermane në Shkup, Christine Althauser.