Ekipi i kirurgëve torakal pranë Klinikës së Tetovës javën e kaluar për herë të parë realizoi operacion torakal te një pacient me problematikë kronike të mushkërive. Bëhet fjalë për operacion i cili bëhet vetëm nga brinja e dytë e pjesës së krahërorit me ndihmën e video sistemit me kamera.

“Ekipi i kirurgjisë torakale nga Tetova, me sukses e kreu operacionin e parë të mushkërive te pacienti me problematikë kronike, ku ekzistonte indikacion për operacion. Intervenimi ishte kryer përmes prerjes kirurgjikale prej pesë centimetra, ndërsa pacienti ishte lëshuar në shërim shtëpiak pas tre ditëve në gjendje të mirë shëndetësore”, informojnë nga klinika e Tetovës.