Dyzet e katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Stamboll për shkak dyshimit për helmim me spinaq, transmetoi televizioni privat NTV.

Supozohet se helmimi është rezultat i kimikaleve me të cilat janë përpunuar perime me gjethe për ta mbajtur atë më të freskët për kohë më të gjatë.

Policia hulumton ku është shitur spinaqi i rrezikshëm.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së shëndetësisë në Stamboll, 25-së nga pacientët që janë ankuar, tashmë janë lëshuar në mjekim shtëpiak dhe 19-të të tjerë ende gjenden në spital.