ë qytetin e Strugës dhe rethinë janë regjistruar 112 raste klinikisht të diagnostikuar të cilat kanë qenë me grip, që është dukshëm më shumë gjatë periudhës së njejtë vitin e kaluar, informon Dobrivoe Kuzmanovski, epidemiolog në njësinë rajonale në Qendrën për shëndet publik në Strugë.

Sivjet, sipas tij gripi ka filluar më herët krahas viteve të kaluara, ndërsa numri i të prekurve është dukshëm më i madh, përshkak se shumë të prekur nuk kanë shkuar në vizitë te mjeku amë. Pritet që javët e ardhshme numri i të sëmurëve, të ritet më shumë, deklaroi Kuzmanovski për MIA.

“Informoj se sot janë mare shembujt e pare nga pacientët, të cilët do të dërgohen në institutin për shëndet public për ekzaminime virologjike dhe do të kenë vërtetim të saktë laboratorik, se për çfar gripi bëhet fjalë. Tani për tani janë vetëm raste klinikisht te diagnostikuar të cilat duken si grip”, nënvizoi epidemologu Kuzmanovski.

Për zvogëlimin e shpërndarjes së gripit, ai këshillon që të prekurit të izolohen disa ditë, të konsumojnë më shumë çaj, dhe pije natyrale.
Si mbrojtje nga gripi ai sugjeroi dhe vaksinimin për të cilën në Strugë, pacientët kanë shfaqur mjaft interes. 1000 vaksinat e furnizuara në tetor janë dhënë për vetëm 10 ditë.