Gjithsej 134 persona të vdekur të rajonit të Tetovës e kanë marrë ndihmën sociale të kujdesit, edhe pas vdekjes së tyre, pasi që Qendra komunale e punëve sociale nuk ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni

Kjo nënkupton se janë paguar rreth 30 mijë euro ndihma kujdesi pa patur nevojë. Këto të dhëna i publikoi sot ministresha e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska-Remenski.

Sipas saj, kjo u konstatua nga kontrolli i një komisioni gjashtëanëtarësh, që ka inspektuar punën e disa qendrave, nga 5 tetori e deri më 14 nëntor.

Nga këta persona të vdekur, tre prej tyre figurojnë ende në listën votuese të KSHZ-së./Telegrafi/