Tentimi i liderëve politik shqiptar për t’u ulur bashkë në një tryezë, me të vetmin kusht për të vënë kushtet dhe unifikimin e qëndrimeve politike të krejt subjekteve politike shqiptare karshi subjekteve politike maqedonase mund të jetë një faktorizim dhe një triumf i rrallë brenda këtyre viteve tranzicion. “Lufta” e pakompromis që ka nisur kundër takimit të liderëve shqiptar për të unifikuar qëndrimet strategjike të faktorit shqiptar ndaj atij maqedonas, duke vënë kushtet adekuate të domosdoshme në këtë kohë të përshtatshme ndaj oponentëve politik maqedonas është një mundësi e jashtëzakonshme, por çdo tentativë për ta minuar dhe bojkotuar këtë proces nga lider opozitar nga Lëvizja BESA dhe PDSH mund të reflektojë në humbjen e pallogaritshme të të drejtave të shqiptarëve këtu në Maqedoni për një kohë më të gjatë. Pasi tani është momenti për të shkuar dhe me djallin në takim vetëm e vetëm për të vënë kushtet e shqiptarëve ndaj bllokut maqedonas për t’i pranuar, ndryshe qeveria për t’u krijuar është në pikëpyetje. Kohët e fundit po plasohen zëra nga njohës të rrethanave politike dhe mediume të bllokut maqedonas, se përballë kushteve shqiptare që e kanë mundësinë, po arrijnë të unifikohen, duke shkuar aq larg sa të koalicionoje LSDM dhe VMRO-DPMNE për t’i nxjerr jashtë lojë interesat dhe kushtet e liderëve shqiptar për formimin e qeverisë së ardhshme. Andaj, çdo ikje nga unifikimi i bllokut politik shqiptar për të vënë kushte ndaj palës maqedonase, rrezikohet mundësia që blloku maqedonas të koalicionojë, vetëm për të bllokuar të gjitha kushtet e shqiptarëve dhe të vijojë formimi i qeverisë së ardhshme edhe pa shqiptarët.Edhe sikur kjo të ndodh është edhe një arsye më shumë se shqiptarët  o sot o kurrë kanë arsye për të qenë bashkë, për të folur me një zë për të ardhmen e tyre

© fol.mk