Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se partitë politike, pa përjashtim, kanë strehuar individ dhe grupacione të ndryshme nën ambrellën e logos partiake dhe liderëve të tyre, edhe pse një gjë e tillë nuk është dashur të bëhet. RDK mban qëndrim se koha e strehimit politik të këtyre individëve dhe grupacioneve ka përfunduar dhe partitë politike duhet të përfundojnë me këtë strehimin sepse jo vetëm që bëhet manipulim me popullatën, por në të njëjtën kohë çmimin e këtij strehimi do ta paguaj partia politike. RDK vlerëson se nuk mund të shkohet edhe më tutje në zgjedhje të reja duke vazhduar me strehime politike.

RDK vlerëson se janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që çdo figurë publike të vishet me petkun e vërtetë të të bërit politik dhe të përfundoj koha e strehimit duke veshur teshat e partisë politike. Partitë politike shqiptare në pushtet, dhe jasht saj, në vazhdimësi kanë strehuar një numër të madh të figurave të ndryshme publike, dhe vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe më tutje. Këta parti politike për 25 vite rradhazi kanë qenë të përfaqësuar në pushtet qëndror dhe lokal me dhjetëra apo qindra funksionarë të ndryshëm, dhe në vend se të thirren në emër të veprimit dhe sjelljes së tyre politike, ata edhe më tutje vazhdojnë të thirren në emër të liderit dhe partisë politike. RDK vlerëson se tani janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që secili të vishet me petkun e vërtetë të sjelljes politike, dhe jo të strehohen pas logos partiake apo liderit të partisë.

RDK vlerëson se ky logjikim vlen për të gjitha partitë politike, pavarsishtë se a bëhet fjalë për partitë e bllokut shqiptarë apo edhe atij maqedonas. Në zgjedhje mund të shkohet vetëm me përfundimin e strehimit politik të individëve dhe grupacioneve të ndryshme që kanë vepruar dhe vazhdojnë edhe më tutje të veprojnë në kuadër të partive të ndryshme respektive. Ka ardh koha e pastrimit dhe çlirimit të partive politike, dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për demokratizimin e partive politike.