Ekipet policore natën e kaluar kanë kryer kontroll në shtëpinë e 41 vjeçarit me iniciale A.T në Negotine, ku kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë të ndryshme narkotike, deklaroi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në shtëpinë e personit të lartëpërmendur janë gjetur dhe konfiskuar 1,5 kg mariuhanë, 20 tabeta ekstazë, 36 shishe metadoni, reth 10 gram kokainë, rreth 110 gram heroinë, një peshore digjitale dhe afër 36.000 denarë, për të cilat ekziston dyshimi se janë nga shitja e drogës.

I dyshuari drogën e ka shitur tek disa persona të rethinës së Negotinës, Kavadarit, Demir Kapisë, Vallandovës dhe Strumicës.

Ai ështe arestuar dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal për prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, dhe do t’i dorëzohet organeve gjyqsore për procedurë te mëtutjeshme. /Telegrafi/