Një nënë e dehur dhe dy fëmijët e saj janë përjashtuar nga fluturimi i “British Airways”, pasi që ajo kishte kërkuar më shumë alkool.

Nëna e paturp, dhe pesë të rinj të tjerë, u larguan nga fluturimi nga autoritetet, veprim ky që u duartrokit nga udhëtarët e tjerë, të cilët ishin detyruar të prisnin për dy orë për fluturimin e tyre nga Tenerife për në London Gatwick.

Nëna, në të 20-tat e saj, ishte parë më herët duke pirë në lokalin e aeroportit, para se të përfshihej në një zënkë në portë rreth asaj se ajo ishte nënë që jeton me ndihma sociale, sipas një dëshmitari.

Ajo kundërshton dhe thotë: “Unë punoj për të fituar para, kam një punë të mirë.”

Ekipi i bordit të fluturimit “A320”, e kishte paralajmëruar se nuk do t’i shërbehej alkool – gjë të cilën ajo e kundërshtoi me inat.

“Kam paguar për fluturimin tim” ka thënë ajo.

Por, piloti ka urdhëruar që ajo dhe pesë të rritur të tjerë të largoheshin nga aeroplani – duke i bërë udhëtarët e tjerë të duartrokasin vendimin.