Nëna e Cristiano Ronaldos: FIFA i ka vjedhur shumë trofe djalit tim

Nëna e Cristiano Ronaldos, Doloves Aveiro ka akuzuar FIFA si fajtoren kryesore që djali i saj nuk sot më shumë trofe.

FIFA vazhdon të përballet me shumë deklarata negative që vijnë nga njerëz të afër të sportit.

E fundit që ka lëshuar një deklaratë bukur të rëndë në adresë të FIFA-s është nëna e Cristiano Ronaldos e cila ka thënë se djalit të saj i janë bërë shumë padrejtësi kur është dashur të votohet për çmime ndërkombëtare transmeton Zëri.info.

“Sikur djali im të ishte spanjoll ose anglez jam e sigurt se do të kishte më shumë “Topa të Artë”. Kjo është Mafi! Kam qenë e sigurt se në janarin e vitit të kaluar Ronaldo do të jetë ai që do të festojë por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Dolores.

Të kujtojmë që Ronaldo se bashku me rivalin e tij kryesor Lionel Messi kanë nga 5 “Topa të Artë”.

SHPËRNDAJE