Sot është dashur të mbahet seanca për vrasjen e Pino Sekondo, djaloshit me prejardhje nga Italia me prind nga Maqedonia.

Në seancën e sotme u shfaq vajza që më herët e kishte pranuar pjesmarrjen në vrasjen e Sekondo, që ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi vajza në fjalë e ka thirrur në periferi të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup.

Pasi është anuluar seanca, nëna e Pintos para gazetarëve ka thënë “Pse të harxhojmë para të shtetit për të mbajtur seanca kur ajo vetë e ka pranuar fajin. E kanë mbytur dhe e kanë lënë që ta hanë kafshët. Mos ishit ju gazetarët, sot nuk do të ishim këtu. E kanë mbytur djalin tim dhe e kanë futur me një paketë prej 58 centimetrash, në thellësi prej 27-28 centimetra. Në këtë kuti ata i kanë futur eshtrat e djalit tim, jo trupin” tha nëna e djalit të vrarë.

Përndryshe, kjo ngjarje filloi të merr formë vetëm para disa muajve kur e nëna e Pino Sekondo ka kërkuar djalin me muaj duke trokitur në dyert e institucioneve dhe mediave për të alarmuar ngjarjen. I dyshuari për vrasje të djalit të saj është në arrati.