Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Gjermani, ku një nënë nga Kosova 39 vjeç, ka tentuar të mbysë dhe qëllojë me thikë dy fëmijët e saj, 12 dhe 13 vjeç.

Para gjykatës, kosovarja e cila banon në qytetin gjerman Ennepetal ka thënë se mbrëmjen e 11 qershorit i kishte mbyllur dy fëmijët e saj në banesë, dhe më pas tregon se ka dashur të vrasë fëmijët dhe më pas veten.

Ajo ka tentuar të mbysë vajzën e saj dhe më pas djalin, por fatmirësishttë dy kanë shpëtuar.

Mjekët kanë gjetur shenja në qafën e të miturës.

Pas kësaj, ajo ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë një thikë dhe i është drejtuar fëmijëve: “Unë po vdes dhe po ju marr ju me vete”.

Vajza në përpjekje për të marrë thikën, ka pësuar disa prerje në duar.

Por fëmijët, sapo kanë gjetur momentin, ia kanë mbathur menjëherë nga shtëpia, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pas arrestimit dhe ekspertizës, gjykata ka deklaruar se shtetësja nga Kosova vuan nga çrregullime psiqike.

Zëdhënësja e gjykatës ka thënë për mediet se nëna ka qenë e pandërgjegjshme për veprimet e saj, e cila më pas është vendosur në një qendër për të sëmurët mendor, shkruan “derwesten.de”. /albeu.com/