Rilindja Demokratike Kombëtare konsideron se akti i sotëm i shenjtërrimit të Nënë Terezës në Vatikan është akti më i lartë i mburrjes kombëtare që bota ia dhuroi kombit shqiptar nëpërmes Nënë Terezës. Nënë Tereza ka dëshmuar një shembull të pashoq dhe papresedan në botën moderne të sakrificës dhe humanitetit njerëzor.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlereson se këto akte janë të rralla për kombin shqiptar dhe në të njëjtën kohë uron që xhamitë dhe kishat tona shqiptare, institucionet arsimore dhe shkencore kombëtare të na dhurojnë figura të kalibrit të Nënë Terezës që do të jepnin kontribut të jashtëzakonshëm për mirëqenien e botës mbarë, dhe do të bënin krenar një komb të tërrë kudo qofshin.

Shërbimi për Informim – RDK