Nënkryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa Mërgim Xhemaili përmes një statusi në facebook ka kërkuar nga partija e tij që të bashkohet me LR-PDSH dhe partitë tjera opozitare që mos të përçahet vota shqiptare. Në reagimin e tij Mërgim Xhemaili shprehet 

“Bashkohuni burra dhe leni anash interesat e ngushta apo arsyet e tjera, që gjithmonë janë përjashtuese përballë projekteve që kanë si synim, rikthimin e dinjitetit të shqiptarit të shkelur e nëpërkëmbur në Maqedoni, rikthimin e vlerave dhe bashkë të arrihen synimet që kanë të bëjnë me realizimin e projektit të barazisë së shqiptarëve.

Sepse kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur për të goditur të keqen, që po u ndodh Shqiptareve, të cilët janë viktima të partive të deritanishme sidomos BDI dhe PDSH, që u treguan për pazarllëqet e tyre dhe për rolin e tyre të pengjeve në raport me partinë sllavomaqedonase VMRO-DPMNE. Përçarja e votës u dëshmua në zgjedhjet e vitit 2011, ku partitë shqiptare dogjën mbi 50 mijë vota”

14813547_1178532148851179_1682444093_n