Nepotizmi i korozon institucionet dhe etablon plogështi në shoqëri!

Shkruan Qenan Aliu

Kur një qeveri (ish) instalon djalin e dajës të kryeministrit për drejtorë të drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim , një ministër instalon babgjyshin drejtor,një tjetër ministër, vëllaun zv/drejtor e një tjetër vajzën e tezes drejtor agjencioni , apo një tjetër instalon të afërmit në krye apo diku tjetër në gjyqsorë ;madje , dikush tjetër nga sofra e pushtetit instalon në zyra publike baxhanakun, vajzën, djalin apo gruan DHE ske se çka për të konstatuar tjetër përveç se kjo shndërohet në një farë mënyre në MARIMANGË e cila e KAPË SHTETIN . Kjo është formula e KAPJES SË SHTETIT .

Shoqëritë demokratike dhe të moralizuara nuk funksionojnë vetëm në bazë të ligjeve apo rregullave të shkruara, mbase më shumë funksionojnë edhe në bazë të atyre të PASHKRUARA.

Megjithate në Maqedoninë Veriore kur diçka është për favore klanore, partiake dhe të dinastive familjare vlenë sintagma-Gjithçka që nuk është e ndaluar me ligj është e lejuar .

Nepotizmi është një prej dukurive që i kororzon institucionet dhe etablon plogështi në shoqëri!

SHPËRNDAJE