Pas plasjes së skandalit me punësimet e familjarëve të funksionarëve të BDI-së së fundmi kan reaguar edhe edhe vet aktivistët dhe militantët e BDI-së, përcjell Almakos.

Ata ngren zërin për padrejtësin që ju bëhet në lidhje me punësimet dhe avancimet.

“Funksionerët e BDI-së janë në gjumë të thellë dhe kan harruar qytetarët dhe aktivistët partiak.

Nën komoditetin e pushtetit ato kan harruar rrugën nga ku kan ardhur.

Afera me punësimet familjare është goditje pas shpine për aktivistet dhe familiet e tyre.”
Shkruan Militant BDI faqe që njihet si mbështetëse e partisë së Ali Ahmetit.

Shkrimi i plotë :

Çdo pushtet rrënohet kur shkëputet lidhja mes pushtetarëve dhe qytetareve.
Funksionerët e BDI-së janë në gjumë të thellë dhe kan harruar qytetarët dhe aktivistët partiak.

Nën komoditetin e pushtetit ato kan harruar rrugën nga ku kan ardhur.
Afera me punësimet familjare është goditje pas shpine për aktivistet dhe familiet e tyre.

Aktivisti i BDI-së është dëshpëruar, i goditur dhe i zhgënjyer nga politika kuadrovike që po realizojn funksionarët egosit.

Përderisa nuk shohim një rekonstruim të thellë të ekzekutivit dhe partisë si dhe ndryshim të qasjes së funksionarve të BDI-së ndaj neve aktivistëve nga sot e tutje ne #MilitantiBDI do të kemi qasje kritike ndaj funksionareve të BDI-së dhe në shërbim të aktivistëve dhe qytetarëve.
Nga sot Ne do jemi zëri i kritikave në rrjetet sociale. Boll ju bëm PR funksionerëve miop që kan interes vetëm si ti rahatojnë familjarët e tyre.