Shkruan, Bexhet Musliju

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vendit tonë iu bë padrejtësi për shkak se nuk po i jepet datë për fillimin e negociatave, transmeton Zhurnal.

Sipas tij vendi ka plotësuar kushtet dhe reformat e duhura për marrjen e datës por Franca pengoi këtë gjë.

“Padrejtesia kur te behet te ben me te fuqishem dhe me te vendosur!!!

Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia plotesuan pjesen e saj te detyrave dhe reformave jo vetem per te mar daten te cilen Franca per arsyet e saj e pengoi, por parasegjitheash ne kete e bem ne kry me kryeministrin tone Zoran Zaev per shkak te qytetareve tane. Reformat dhe synimet tona per permiresimin e gjendjes se qytetareve te vendit tone asgje nuk do ti ndal. Ne vazhdojm te perkushtuar si deri me tani per te punuar ne te miren e qytetareve.
Gjithesesi ajo qe na pret eshte e ardhmja e sigurt ne NATO si anetare e 30 dhe vendi yne do te jete ne mesin e 29 vendeve tjera aleate dhe me te fuqishme ne bote!!! Vazhdojme #NëRrugëTëDrejt!”, ka shkruar Zekiri.

Ta rikujtoj “MUKI-n”!

“MUKI”, shumica e opinionistëve shprehen krejtësisht kundër kësaj që thotë Muhamed Zekiri. Ata thonë se ishte e pritur që vendi të mos merr datë edhe përkundër zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët, por vendi ka çaluar në reformën kyçe që kërkon BE, atë të drejtësisë.

“MUKI”, si duket harron se Qeveria e liderit të tij Zoran Zaev ka dështuar në reformat në gjyqësorë, për gjyqësi të pavarur. Kemi shumë shembuj, por më konkret është ai i rastit të Almirit, ku “vrasësi” nuk e mori dënimin e merituar.

“MUKI”, si duket haron se Kryeministri Zaev premtonte jetë dhe drejtësi për të gjithë si dhe gjithë të burgosurit e pafajshëm do të lirohem. Por të rikujtojmë vetëm rastin “Alfa”, shqiptarë të pafajshëm që me vite po mbahen prapa grilave.

“MUKI”, haron se Qeveria Zaev dështoi në uljen e korrupsionit. Opinioni ishte dëshmitarë i shumë skandaleve të personave shumë të afërt të kryeministrit të futur në afera të ndryshme korruptive e që asnjë nuk ka marrë epilog juridik, shembuj konkret është rasti me sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Këtë e di mirë Presidenti Macron.

“MUKI”, haron se Qeveria premtoi se çdo funksionar i qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së do të merr dënimin e merituar për gjitha rastet e montuara dhe keqpërdorimet e bëra gjatë 11 viteve të qeverisë së Gruevskit. Por çfarë ndodhi, organet e derjtësisë dështuan, dhe ish kryeministri Gruevski i iku drejtësisë së vendit dhe u arratis për në Hungari me paratë e “vjedhura” nga qytetarët e vendit.

“MUKI”, ta ketë me dije se Migrantët që po i lëshon Maqedonia e Veriut nga Likova që të ikin për në Europë, këtë Macron e di më mirë se z.Zekiri se kush e kanalizon këtë rrugë.

“MUKI”, duhet ta dij se Presidenti Macron e di shumë mirë edhe për puç-ët e organizuar në institucione fetare me dyshime se disa funksionarë të lartë qëndrojnë prapa këtyre lojërave.

“MUKI”, të mos flasim për Rasin Reket i cili ishte kapak dhe pasqyrë se si funksionon “shteti i së drejtës”, ku nga hetimet e deri tanishme dolën shumë të dyshuar përfshirë edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së, dhe Presidenti Macron është i njoftuar për këtë gjë.

“MUKI”, Kujtojmë se gjatë Qeverisjes së Zaevit kemi edhe ikje jashtëzakonisht të madhe të të rinjve që po migrojnë jashtë vendit, duke kërkuar azil nëpër shtetet evropiane. Krejt kjo sepse këto 3 vite nuk ka pasur “jetë për të gjithë” siç promovonte Zaev.

“MUKI”, Qeveria nuk ka pasur respekt proporcional edhe ndaj mediumeve në vend, posaqërisht ndaj mediumeve profesionale shqipe….. dhe për gjithë këto dështime nuk ka faj Presidenti Macron.

Qeverisja juaj “MUKI”, gjithë këto 3 vjet dëshmoi vetëm një gjë, “untësi” për ti mbushur edhe më shumë xhepat tuaj në kurriz të qytetarit të rëndomt i cili mezi po pret mundësinë për tu larguar nga ky vend.