Mëngjesin e sotëm është vandalizuar Shtëpia e Alfabetit në Manastir. Është thyer dera e shtëpisë, ndërsa në të janë ngjitur edhe pllakate ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”.

Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal.

Analistët shqiptarë vlerësojnë se demolimi i vazhdueshëm i Muzeut të Alfabetit është pasojë e moszbulimit dhe mosdënimit të autorëve nga pushteti VMRO-BDI. Andaj konstatojnë se nëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit bie qeveria VMRO-BDI, atëherë do të marrin fund edhe këto akte të dhunshme.

“Nëse bie pushteti VMRO-BDI mendoj se nuk do të ketë më përdhosje dhe demolim të Shtëpisë së Alfabetit. Mosinteresimi i këtij pushteti për të zbuluar dhe dënuar autorët, i ka motivuar vandalët që sa herë të kenë qejf të shfryejnë shovinizmin e tyre ndaj Muzet të Alfabetit”, thotë për Gazetën Lajm analisti Ramadan Memeti.