Ish kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ka shumë shpresë se do të kthehet në postin e Reisit, nëse fiton BDI në zgjedhje, kanë thënë burime nga Levizja për Reforma në BFI. Rexhepi shpreson se ende nuk ka përfunduar misioni i tij në BFI, prandaj ka dëshirë të madhe të rikthehet. “Për këtë arsye edhe njerëzit më të afërt në kabinetin e Mulla Sulës janë angazhuar direkt në fushatën e BDI-së”, kanë thënë këto burime, duke I dërguar nëpër mediume edhe fotografitë që tregojnë propagandën e bashkëpunëtorëve të afërt të ish Reisit Rexhepi në përkrahje të BDI-së në këto zgjedhje. Poashtu përmendin edhe paraqitjen e myfitut të Strugës në tubimin e BDI-së, si shembull në këtë drejtim.
Po ku gjendet për momentin Sulejman Rexhepi?

Burimet nga Lëvizja për Reforma thonë se Rexhepi për momentin gjendet në vendlindjen e tij.

“Ali Ahmeti e ka lutur Mulla Sulën dhe Artan Grubin që sa më pak të paraqiten në këtë fushatë, sepse paraqitja e tyre i humb vota BDI-së. Për këtë tërheqje të përkohshme Mulla Sula dhe Artan Grubi pas zgjedhjeve do të shpërblehen me poste të larta”, theksojnë burimet në Levizjen për Reforma.
Për lidhjet mes BDI-së dhe BFI-së ka shkruar edhe analisti i njohur, Arsim Zekolli, sipas të cilit edhe kandidati i BDI-së Naser Ziberi është njeri i afërt me Sulejman Rexhepin dhe me Branko Cërvenkovskin./lajmpress