Një top akulloreje për mëngjes, mund t’ju bëjë më inteligjentë, thotë një shkencëtar japonez.

Subjektet e një eksperimenti të kryer nga Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin Kyorin në Tokyo, duhej të hanin nga tri lugë të mbushura me akullore për çdo mëngjes.

Më pas, atyre iu duhej të përdornin kompjuterin për të kryer një numër ushtrimesh mendorë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Profesori Koga, ka zbuluar se njerëzit të cilët hanin akullore, reagonin më shpejtë dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave, se sa grupi që nuk kishte ngrënë akulloren.