Shumica prej nesh, gjatë udhëtimeve të gjata parapëlqejmë të flenë, për ti kaluar ato më lehtë. Por duket se gjumi nuk është edhe aq i këshillueshëm nga mjekët.

Gjatë fluturimeve, nëse flini gjumë presioni në daullen e veshit mund të shkaktojë dëme të përhershme. Kjo ndodh sidomos kur presioni në pjesën e jashtme të  veshit nuk përputhet me atë brenda. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo ndodh kur avioni sapo ngrihet në një lartësi të konsiderueshme ose kur ulet në mënyrë drastike poshtë.

Sipas mjekëve të huaj, mënyra më e mirë për ta shmangur këtë rrezik është duke qendruar zgjuar, sidomos gjatë uljes së avionit.