“Nëse marrëveshja e Rusisë me NATO-në nuk do të respektohej, ushtarët rusë do t’i gjuanin ushtarët e NATO-së”.

Kështu ka thënë oficeri i ushtrisë ruse, Ynus-Bek Yevkurov, duke shtuar se më 12 korrik të vitit 1999, pasi NATO njoftoi për ndërprerjen e bombardimeve ndaj Jugosllavisë, paqeruajtësit rusë ishin të parët që hynë në territorin e Kosovës.

“Ushtria ruse mori nën kontroll Aeroportin e Sllatinës afër Prishtinës, më pas NATO tentoi të arrinte në afërsi të aeroportit”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, nëse trupat e NATO-së do të vinin në Sllatinë, atëherë ushtria ruse do të hapte zjarr ndaj tyre.

Ai ka akuzuar gjeneralin amerikan Wesley Clark se ishte ai i cili donte të përplasej më rusët në Kosovë.

“Hyrja e ushtrisë ruse në Sllatinë shkaktoi shok dhe zhgënjim për SHBA-të dhe vendet tjera të Aleancës”, ka thënë  Yevkurov, i cili në vitin 2000 mori titullin “Heroi i Rusisë.