Fati i mandatit të kryetarëve të komunave në të gjithë Maqedoninë do të jetë në duart e Kuvendit i cili duhet të votojë me shumicë të thjeshtë për ndryshimet e ligjit për zgjedhjet lokale.

Lidhur me mandatin e kryetarëve të komunave është edhe fati i ofiqarëve të komunave të cilët janë pjesë e administratës komunale dhe këshilltarë të këshilleve komunale. Gjithashtu, pjesë e administratës janë edhe shërbimet tjera si: zyra për dokumentacion dhe dhënie të lejeve për shit-blerrje.

Nëse pushteti lokal do të jetë pa mandat, edhe arsimtarët e stafi tjetër i shkollave nuk do të marrin rroga.