Rasti “Arka” ka hedhur në pah skandal me keqpërdorimin e mjeteve buxhetore për sigurimin e pajisjeve për spiunazhë. Të dyshuar janë ish drejtori i SDK-së Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministri në MPB dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv në Telekom Nebojsha Stajkoviq, transmeton Portalb.

Ndërsa burime pranë TV NOVA-së zbulojnë se bëhet fjalë për pajisje të përsosura softuerike që janë përdorur për të ndjekur aktivitetet 24 orëshe të personave të caktuar. Ndjekja me këto pajisje bëhet edhe në kompjuter, celularë, tablet, email, rrjete sociale etj të subjektit të shënjestruar. Me këtë hapet dilema se DSK dhe MPB kanë përdorur souftuerin “Finfisher”.

Programi “FinFisher” mundëson qasje në sistemin e shfrytëzuesit dhe bën monitorimin e komunikimit të tij nëpërmjet internetit. Depërton në të gjitha fjalëkalimet në kompjuter, telefonin celular, depërton në kamerën, mikrofonin tuaj, pa e ditur përdoruesi. “Finfisher” është prodhim nga kompania gjermane Elaman GMBH në partneritet me grupacionin britanik Gama Group International. Duke përfshirë raportet e fundit të “Sitizen lab”, Maqedonia rregullisht është në hartën e përdoruesve të “Finfisher”.

Përshkak të cënimit të skajshëm të privatësisë së subjektit, dënimi për përdoruesit e kësaj pajisjeje të sofistikuar spinuese, do të jenë maksimale.

© fol.mk

pergjimet-1