Infromacioni MIA-së nga Athina i konfirmuar edhe nga Shkupi, ndërsa ashtu edhe siç ishte paralajmëruar para dy javëve nga ministri i shëndetësise, Venko Filipçe, dhe zëdhënsi i Qeverisë Greke, Aristotelia Peloni, 20.000 doza të vaksinave Astra Zeneka do të arrijnë nesër si donacion nga Greqia. Në fillim të këtij muaji Peloni, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nga korrespondentë t të MIA-s në Athinë në një konferencë të rregullt për shtyp, konfirmoi se Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, do të dërgojë 20,000 doza vaksinash, që edhe më parë Filipçe zbuloi se Maqedonia pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia. Nga Athina, 20.000 vaksina të Astra Zenekës u dërguan sot në Shqipëri dhe nesër në mëngjes ata do të mbërrijnë në Shkup.