Padyshim, nga ajo që ndodhi ditët e kaluara ndaj karavanit politik të BDI-së, protestat, sharrjet, gurët, urrejtja që shpërtheu si një vullkan nga shqiptarë të lënduar të Iliridës, edhe më besnikët e Ali Ahmetit, që kanë qenë të gatshëm ta vendosin edhe dorën në zjarr për të, të bindur se është njeri besnik dhe atdhetarë, e kanë kuptuar se kanë qenë naiv dhe të hipnotizuar sepse kanë besuar në fjalët “e ëmbla” dhe jo në veprat kriminele të tij dhe strukturës që ai e drejton!

Nuk është e vështirë të përshkruhet si duket sot karavani i BDI-së i drejtuar nga Ali Ahmeti! Atë e përbëjnë grupi i bodigardëve, ushtar të mbetur të Ali Ahmetit nga viti 2001, besnik dhe të urtë, që nuk ia turbulluan ujin kurrë, ndërsa ushtarët tjerë, të rrëndomtë dhe komandantë të UÇK-së që ai e drejtoi, që nuk u pajtuan dhe as u bindën kurrë për mënyrën se si Ali Ahmeti dhe BDI i përfaqësoi shqiptarët e Iliridës në qeverisjen kriminele të VMRO-BDI-së, u likuiduan, burgosën dhe u vranë!

Pjesa tjetër e karavanit janë hallexhi, të rinjë shqiptarë, me shkollim të lartë universitar, kinse janë “të punësuar” në bazë të obligimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Ohrit (MO-it), tashmë e vdekur, duke qëndruar natën në shtëpi ndërsa ditën rrugëve dhe nëpër çajtore të lagjes, nuk kanë as edhe një ditë të vetme pune, edhe pse kanë kaluar shumë vite prej kur janë në regjistrin e administratës së Shtetit të Maqedonisë! Dhe, me këtë grup hallexhinjësh, të rrinjë shqiptar, qeverisja e VMRO-BDI-së, duke i trajton si raste sociale, bashkë me anëtar të familjes së tyre, janë të detyruar të bëhen pjesë e karavanit mashktrues të BDI-së dhe Ali Ahmetit! Ato, duke u shantazhuar, kërcnuar,…, detyrohen të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të saj, duke shkuar në çdo vendbanim të Iliridës në Maqedoni!

Pjesa e tretë dhe e fundit e karavanit të BDI-së që do fillon edhe zyrtarisht nesër rrugëtimin e tij nëpër vendbanimet shqiptare në Iliridë janë pjesa më helmuese dhe më e dëmshme e BDI-së për shqiptarët atje, nga e cila u krijuan të gjitha tmerret e shqiptarëve në dekadën e kaluar, dëbimi, dhuna, burgosjet, plagosjet dhe vrasjet e shqiptarëve si dhe u shkatërruan shumë shtëpi dhe objekte afariste të trashëguar brez pas brezi! Ato janë figura që përcaktohen nga pushteti i Maqedonisë, nga shërbimet e saj, sepse pikërisht me ndihmën e tyre kontrollojnë shqiptarët e Iliridës. Dhe, ato spiun dhe antikombëtar, çdo herë, janë pjesa kryesore e strukturës së korruptuar dhe kriminele të BDI-së, prandaj vendi i tyre është i rezervuar në pjesët e listave votuese që ua garanton edhe fitoren! Këta spiunë dhe bashkëpunëtor të përhershëm të pushtetit, si Xhevat Ademi, Talat Xhaferi, Artan Grubi, Beqir Asani,…, edhe atëher kur baza e tyre nuk i delegon për të qenë pjesë e listave votuese, s’ka forcë që i pengon, qoftë duke dalë nga ndonjë bazë tjetër lojale e Ali Ahmetit apo qoftë edhe nga vet ai si e drejtë e tij statutare!

Kështu, nga 20 nëntori deri më 11 dhjetor 2016 ora 19, kur përfundon votimi, shqiptarët e Iliridës janë para një sfide historike për tu përballuar me strukturën më të korruptuar dhe më kriminele që kanë pasur ndonjëherë! Pradnaj është detyrë personale, familjare dhe kombëtare e çdo shqiptari të moshës madhore të Iliridës, të rinj dhe të reja, gra dhe burra, plaka dhe pleq, të kundërshton me forcë pranimin e kësa strukture të dëmshme në shtëpitë, lagjet, fshatrat dhe qytetet shqiptare të Iliridës!

Pra, jo vetëm se dora e shqiptarëve nuk duhet ta rrethon numrin 3 në listat zgjedhore, numër ky i BDI-së që brenda tij të kujton dhimbjet e shqiptarëve nga Sopoti, MONSTRA, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova,…, por edhe të pengohet që karavani i BDI-së, që pas vete tërheq grupe kriminele, spiunë dhe bashkëpunëtor të pushtetit, por dhe hallexhij të shantazhuar, kërcënuar dhe të detyruar të jenë pjesë e karavanit që shkon nëpër vendbanimet shqiptare për të shpalosur gënjeshtat tashmë të njëjta që nga viti 2002!

Është obligim i çdo shqiptari në Iliridë të jep kontributin e tij me votë, nëse ka nevojë edhe me forcë, kundër të keqes më të madhe të shqiptarëve të Iliridës të quajtur BDI! Të gjithë ato shqiptarë që s’do kontribojnë në largimin e kësaj strukture të korruptuar dhe kriminele nga të qenurit “përfaqësues të shqiptarëve të Iliridës”, jo vetëm që do të jenë kundër vetes dhe familjeve të tyre, por do të trajtohen si pjesë e strukturës kriminele dhe antikombëtare të BDI-së!

Poashtu shqiptarët e Iliridës nuk duhet të bien pre e patriotizmit të rrejshëm të PDSH-së derisa ajo drejtohet nga Menduh Thaçi, për të cilin të gjithë janë dëshmitar për besën qi ai u ka dhënë shërbimeve slave për besnikëri ndaj tyre “deri në vdekje”!

Ajo që e themi të bindur dhe hapur se vota e juaj për BDI-në është më e keqe se të votohet një parti slave, si VMRO ose LSDM, tregon se shqiptarët e Iliridës këtë herë ndodhen para një vendimi historik për të hudhë në mbeturina strukturën e korruptuar dhe kriminele të BDI-së, dhe të votojnë për cilën do parti apo koalicion të opozitës shqiptare! /Gazeta Epoka Shqiptarebdi