Nesër fillon kërkimi për Egzona Islamin, ajo rezulton e humbur që disa ditë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër ( e diel) do të fillojnë kërkimet masive për Egzona Islamin, e cila rezulton e humbur që disa ditë.

Jashari ka kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen këtij kërkimi, transmeton Telegrafi.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islami.

Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Gjithashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e Egzona Islamit, të njoftojnë organet kompetente.