Nga nesër, 30 janar deri më 3 shkurt do të realizohet testimi ekstern i maturantëve. Qendra për provime shtetërore njoftoi se 18,600 nxënës do të mbarojnë shkollën e mesme.
Një javë para testimit nxënësit kanë marrë informacione për ditët e provimit, ndërsa të premten shkollat kanë paralajmëruar edhe për lëndër në të cilat nxënësit do të testohen,
Qendra për provime shtetërore informoi se rezultatet e para do të shpallen më 7 shkurt të këtij viti./Telegrafi/