Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, se nesër pasdite do t’i jepet lamtumira e fundit ish aktivistit të VV-së, Astrit Deharit. 

Nga ora 11:30 është bërë thirrje për t’u mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, nga ku do të nis ‘Marshi për Astritin’, i cili do të përfundojë tek Sheshi Skënderbe.

Ndërkohë nga ora 13:30, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet mbledhje komemorative.

Varrimi i Deharit do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit. /KosovaPress/