Ballina Lajme Maqedoni Nesër mbahet seanca konstitutive në Parlamentin e Maqedonisë

Nesër mbahet seanca konstitutive në Parlamentin e Maqedonisë

Nesër në orën 13 do të mbahet seanca konstitutive e përbërjes së re parlamentare. Në rend dite janë vendosur katër pika edhe atë, zgjedhje e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për verifikim në kuvend, verifikimi i mandateve të reja të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendës/kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Si pikë e fundit do të jetë zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Me seancën do të udhëheqë kryetari në ikje Trajko Veljanovski.

Në afat prej 10 ditëve kryetari i shtetit është i obliguar të konstituojë Kuvendin, si dhe mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia dorëzojë partisë apo partive që kanë më shumë deputetë.