Nesër, në ditën e fundit të muajit shkurt, në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tortura”, që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në “Tortura” të akuzuar janë ish njeriu i parë i njësisë “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë për arrestimin e Boshkovskit.

Prokuroria Speciale Publike i ndjek ata për tortura dhe veprime të tjera mizore, jonjerëzore ose degraduese dhe ndëshkime.

Në këtë procedurë i akuzuari i parë ishte ish-njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov. Por, Gjykata pjesërisht e pranoi akuzën e PSP-së dhe sipas vendimit të marrë, t’u gjykohet vetëm gjashtë personave të njësisë “Alfa”, por jo edhe ish njeriut të parë të DSK-së.

Në këtë vendim PSP parashtroi padi në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të vendosë nëse aktpadia ka të bëjë edhe me Mijallkovin.