Një pjesë e komunave Studeniçan, Qendër, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov nesër do të mbesin pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës.

Siç kumtoi QRMK -Shkup, pa energji elektrike prej orës 9:00 e deri në 15:do të mbesin një pjesë e fshatit Batincë, rrugët 1, 4 dhe 7, në Komunën e Studeniçanit. Prej orës 9:00 e deeri në 12 12:00 një pjesë e rrugëve „Vardarska“ dhe „Ohridska“ në Komunën Qendër. Prej orës 9:00 e deri në 14:00 semaforët afër SHA „Birraria“ në rrigën „Rumania“ në Komunën e Gazi Babës dhe prej orës 8:30 e deri në 15:00 një pjesë e fshatrave Orman, Nikishtan, Vollkovë, si dhe Granit dhe Darks në Gjorçe Petrov.