Nesër pa energji elektrike një pjesë e Gazi Babës dhe Karposhit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit, nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e përdoruesve në komunat Gazi Babë dhe Karposh.

Siç informojnë nga QRMK Shkup, nesër në periudhën nga ora 8:15 deri në ora 14:00, përdoruesit e rrugës “Anton Vellkovski” dhe të rrugës nr.6 në Komunën e Gazi Babës, ndërsa nga 9:00 – 14:30 përdoruesit e rrugës “Helsinki” në Komunën e Karposhit.