Nesër, më 20 shtator, nën organizimin e Bashkisë së Shkupit, do të mbahet një paradë e biçikletave e titulluar Dita pa makina për të shënuar Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2019 – Ecni me ne.

Rruga e lëvizjes fillon nga parku ‘Ibni Pajko’, pastaj në rrugën Filipi i Dytë i Maqedonisë, nëpër bulevardet ‘Goce Dellçev’,’VMRO’, ‘Arradhat Partizane’, ‘8 shtatori’ dhe bulevardin ‘Ilinden’ për të përfunduar në Parkun e Qytetit.

Për këtë arsye, Reparti për siguri të komunikacionit do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm.

MPB bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.