Ankthi ose stresi, ajo ndjenjë e frikës, brengosjes dhe panikut, sigurisht nuk është diçka e re.

Hipokrati kishte shkruar për të në shekullin e katërt, njëjtë si Soren Kierkegaard më 1860 dhe Sigmund Freud më 1926.

Megjithatë, sot stresi është dukshëm në rritje dhe më i madh – sidomos tek të rinjtë.

Ilaçet farmaceutike tentojnë të trajtojnë ankthin dhe stresin. Ata të cilët vuajnë më së shumti nga stresi ose ankthi i kthehen meditimit, jogës, masazheve dhe teknikave të tjera të relaksimit.

Terapia me muzikë është përdorur gjithashtu me sukses. Por neurologët në Mbretëri të Bashkuar kanë gjetur një këngë të vetme, e cila redukton stresin dhe ankthin për 65%.

Një anketë e vitit 2013 gjeti se 57% e të anketuarve patën reduktim të stresit pas dëgjimit të kësaj kënge. Teknologjia ka kontribuar gjithashtu në rritjen e stresit dhe ankthit – sidomos rrjetet sociale.

Kjo pasi rrjetet sociale na bëjnë që të krahasojmë çdo gjë – marrëdhëniet, dietat, bukurinë, pasurinë, standardin e jetës – jo vetëm me miqtë tanë, por edhe me të famshmit gjithashtu.

Hulumtuesit në ‘Midlab International’ në Mbretëri të Bashkuar dëshironin të dinin se cili lloj i muzikës çon në gjendjen më të lartë të relaksimit.

Në fund të hulumtimit të tyre, ata ranë në përfundim se kjo këngë redukton stresin dhe ankthin për 65%.