Neuroshkencëtarët :Ja cila është kënga më relaksuese në botë(video)

Muzika gjithmonë është ndër lidhur me relaksim, lumturi dhe qetësi apo paqe.

Por, së fundmi neuroshkencëtarët e Britanisë së Madhe besohet të kenë zbuluar një këngë të vetme, e cila liron stresin dhe e qetëson shpirtin e njeriut më shumë se çdo gjë tjetër, transmeton Telegrafi.

Fjala është për “Weightless” nga Marconi Union dhe DailyMail kishte raportuar se kjo këngë është 11 për qind më efektive sesa shumica e këngëve.

Terapia me muzikë konsiderohet terapi natyrale, e cila është e rëndësishme për lehtësimin e stresit. Për shkak se stresi është shkaktar i shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, luftimi i saj është çelësi për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë.

Prandaj, mos dilni nga kontrolli, por uluni, relaksohuni dhe shijojeni këtë muzikë. /Telegrafi/

http://https://www.youtube.com/watch?v=VKI92De-t4U