Gazeta prestigjioze, The New York Times, ka publikuar një artikull për gratë e politikës kosovare, historitë e tyre nga lufta e fundit e zhvilluar në Kosovë si dhe numrin e ulëseve që ato arritën ta zënë nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Saranda Bogujevci, Vjosa Osmani, Nazlie Bala, Elife Krasniqi dhe Doarsa Kica, janë disa nga gratë, emrat e të cilave u lakuan përgjatë shkrimit të gazetarit, Andrew Higgins.
The New York Times, shkrimin e nis duke përshkruar mënyrën se si deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, i ka gjetur një grumbull vrimash në muret e kopshtit të saj, të shkaktuara nga plumbat e masakrës së zhvilluar dy dekada më parë, nga e cila ajo humbi 16 anëtarë të familjes.

“Unë ende mund të nuhas tokën e përzier me erën e gjakut” thotë Bogujevci.

Sipas gazetës amerikane, Bogujevci është simbol i guximit në Kosovë, e cila ka pasur një vendosmëri të nivelit të lartë për të dëshmuar kundër atyre që i vranë nënën e saj, gjyshen dhe dy vëllezërit, si dhe të afërm të tjerë të familjes.

Higgins, theks të veçantë i kushtoi edhe pjesës që 35-vjeçarja, ka qenë dhe mbetet pjesë e një grupi të vogël të grave që ndër vite kanë fituar ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Higgins, shprehet të jetë “i kënaqur” që më në fund në Kosovë gati 40% e numrit të përgjithshëm të deputetëve, janë gra.

Sipas tij, kjo rritje reflekton pakënaqësinë e qeverisjes së deri tanishme, korrupsionin, si dhe dominimin e veteranëve meshkuj të luftës, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këto gra të zgjedhura i kanë bindur votuesit se ato mund t’i rezistojnë Serbisë, e cila ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe gjithashtu të përballet me korrupsionin, kriminalitetin dhe qeverisjen e dobët që shkatërroi shpresat e mëdha që ndoqën fundin e sundimit serb” shkruhet më tej në artikull.