E përditshmja franceze, L’Equipe ka njoftuar se të hënën e ardhshme Neymar edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i PSG-së.

Lojtari ka vendosur të largohet nga Barcelona, pas katër viteve të suksesshme në Camp Nou.

Ai do të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurove, për të kaluar më pas në PSG si lojtarë i lirë.

Lajmin se Neymar ka vendosur të largohet nga Barcelona e ka publikuar edhe BeIn Sports, pronar i të cilës është presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaiffi.