Xhelal Neziri, analisti nga Maqedonia ka folur për zgjedhjet në Maqedoni duke thënë se ka qenë një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht.

“Mendoj se në këto zgjedhje kishte një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht.

“Për herë të parë kemi një parti që njihet si qytetare, por që dominohet nga maqedonasit ka fituar 40 mijë vota të shqiptarëve dhe disa vende që njihen si bastione të BDI-së dhe në vendet ku ka nisur konflikti i vitit 2001”.

Neziri ka thënë në emisionin Zona B në Klan Kosova se ky rezultat i zgjedhjeve është shkak i pakënaqësisë së votuesve shqiptarë në raport me partitë e e tyre në Maqedoni.

“Mendoj se gjithë ky rezultat është shkak i paknaqësisë së votuesit shqiptarë në raport me pratitë e tyre në Maqedoni. Atje janë lënë anash gjitha nevojat jetike të shqiptarëve, andaj edhe kanë ndëshkuar partitë shqiptare në këto zgjedhje. Është normale në ccdo demokraci.

“Kemi BDI me numër të përgjysmuar të votave dhe deputetëve. Lideri i BDI duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje, duke ofruar një dorëheqje çka do t’i hapte rrugë reformimit të kësaj partie”.

“Edhe Menduh Thaçi duhet të jap dorëhqeje, andaj të dy duhet të japin llogari, duke dhënë dorëheqje”.