Nga 12 maji deri nga mesi i tetorit do të vendosen fluturime sezonale ajrore nga Shkupi drejt Splitit, me të cilët transportuesi ajor kroat “Kroacia Erlajns do ta ndërlidh drejtpëdrejt kryeqytetin tonë me bregdetin kroat gjatë sezonës turistike.

“Siç ishte paralajmëruar në prezantimin e linjës së re ajrore sezonale, “Kroacia erlajns” do të fluturojë dy herë në javë mes Shkupit dhe Splitit. Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të bëhet çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 05:45 të mëngjesit, ndërsa mbërritja në aeroportin e Splitit në ora 07:10. Fluturimet nga Aeroporti i Splitit për në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të operojnë çdo të martë (nisja në orën 22:00 dhe mbërritja në aeroportin e Shkupit në orën 23:05) dhe çdo të premte (nisja nga Spliti në orën 21:35 dhe mbërritja në Aeroportin e Shkupit në orën 23:00).

Fluturimet do të me aeroplan erbas 319 me kapacitet prej 144 ulëseve.

Biletat e kthimit për linjën Shkup – Split, mund të blihen me çmim duke filluar nga 119 euro onlajn, përmes ueb faqes së “Kroacia Erlajns” (www.croatiaairlines.com) ose përmes aplikacionit celular.

Në tremujorin e parë të këtij viti në dy aeroportet e vendit janë transportuar gati 500 mijë udhëtarë, që është një rritje prej 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në të dy aeroportet ishte 4.169, me një rritje vjetore prej 39 përqindëve.