Qeveria gjatë ditë së sotme  miratoi vendimin, për hyrje në Maqedoni pa  kushte. Testet PCR për koronavirus, nuk do të jenë të nevojshme për hyrjet në vend e  as vetoizolimi 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera, ku lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut. dyke kthyer kështu në normalitet transportin e rregullt publik të organizuar, të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.