Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni sollën shqiptarët në pikën e humbjes së shqiptarëve me përfaqësimin e mandateve në Parlament në njërën anë, ndërsa në anën tjetër treguan se shqiptarët janë çelësi dhe mekanizmi për ta krijuar një qeveri më stabile në interes të shqiptarëve. Partitë në pushtet VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH kanë humbur betejën e tyre politike, duke rënë në mënyrë drastike numri i deputetëve të tyre në Parlament, ndërsa opozita LSDM, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë një rritje rapide të mandateve në Parlament. Vlen të potencohet se në këto zgjedhje “Aleanca për Shqiptarët”, si e vetmja forcë politike në koalicion e luftuar nga të gjitha anët, edhe atë nga pushteti, opozita e llojit, mediat duke e shmangur nëpër paraqitjet e tyre mediatike dhe shërbimeve inteligjente të shtetit, sërish ajo doli e fituar me mandate të përfaqësuara në Parlament, kështu që kushti për të bërë një qeveri stabile është ekskluzivisht në dorën e Ziadin Selës dhe “Aleancës për Shqiptarët”. Evidente është se pa Ziadin Selën kjo qeveri nuk do të jetë stabile, këtë e dëshmojnë dhe disa njohës të rrethanave politike në vend. Lufta e të gjitha partive politike të pushtetit dhe ato opozitare, mandej terri mediatik dhe i shërbimeve të shtetit kundër “Aleancës për Shqiptarët” ka qenë e pakompromis, dhe kështu sipas të dhënave analitike nga 37.505 ,vota të pavlefshme , rreth 25.000 vota të pavlefshme janë në dëm të Ziadin Selës, pasi frika e pushtetit dhe opozitës kanë qenë mosfaktorizimi i “Aleancës për Shqiptarët” dhe vetë Ziadin Selës.
© fol.mk