Osama-MuadiniNga Osama Muadini

Eh Artan,… Artan… U bëre i famshëm me “Selfien e SPOMENIKAVE”… E tash?… Prapë ja ke huq me UÇK-në… Këtë ta vërtetuan të pranishmit në sallë, nuk po e them unë… Të “shkretit” ata që “do detyrohen” të të votojnë si bartës liste në njësinë e parë zgjedhore edhe atë vetëm pse “qenkëshe gjakovarë”. Kështu të paktën ishte arsyetimi i Ali Ahmetit se pse të ka vendosur për bartës, por zaten edhe ja ka qëlluar sepse për çfar vlere tjetër njihesh o Artan?!… Ç`tu desh tash UÇK-ja?… Po para 15 viteve ishe me UÇK-në?… Çfarë numri të uniformës kishe atëherë?… Ç`lloj uniforme kishe ?… Uniformë me “lara” të Turqisë, Gjermanisë apo Amerikane?… Ç`lloj dhe çarë numri të “çizmeve” kishe para 15 viteve?… Po armën, apo ishe “artileri e rëndë” dhe rrije me topa dore si “specijalc”?… Artan, ke dëgjuar si është zhurma e plumbit që të shkon rreth koke?… Ke ndier erë baroti, nga e cila erë motivoheshe edhe më shumë për të luftuar?… Bile-bile edhe oreksi për ushqim të të shtohej nga ajo erë… Po fishkëllimën e granatave dhe artilerisë së rëndë i mban mend?… sigurisht i ke “mësuar” fishkëllimat që tregonin se ku do godas ajo predhë… sa më e madhe (e gjatë) fishkëllima aq ma larg nga vendi yt godiste, kurse ato që kishin zë të “shurdhër” dhe të ulët binin afër teje… Artan, sa shokë janë vrarë në afërsi tënde?… Sa prej tyre kanë dhënë frymën e fundit në duart tua?… Sa prej tyre ua ke mbledh gjymtyrët dhe organet e brendshme nga goditjet e armikut me të cilin ti dhe Kryetari yt jeni në Qeverisje të pandarë?… Po pas Lufte, ti i kthyer si “hero” nga ajo, e din sa shokë të luftës të janë vrarë?… Më fal, i keni vrarë duke qeverisur me vrastarët. Sa shokë të tu, gjenden burgjeve me raste të montuara pikërisht nga qeverisja juaj?… Artan UÇK-në përfundimisht e vrave pikërisht TI bashkë me Kryetarin tënd… Edhe atë më 9-10 Maj në Kumanovë. Ti ishe negociatori me OSBE-në, që u kujdeset për vrasjen e UÇK-së dhe i dorëzove Komandantët më të lavdishëm të Luftës së 2001-it. Artan,… ty me UÇK-në të lidhë vetëm kjo e fundit që quhet TRADHTI ndaj UÇK-së… Mu kujtua edhe një gjë që të lidhë me UÇK-në… Duke bërë një retrospektivë të kohës së inkuadrimit tënd në politikë, për koincidencë (gjë që unë nuk besoj) më çoi tek Raporti i Dick Martit për UÇK-në. Atëherë, ai në atë raport i kishte vënë theks të veçantë “Shtëpisë së Verdhë” dhe akuzonte UÇK-në për “masakrim” dhe “shitje organesh” të civilëve serbë?… Koincidencë ishte që pikërisht Ti të kishe qenë në ekipin e ndërkombëtarëve që kishin bërë hetimin e këtij rasti?… Inkuadrimi yt “I fuqishëm” në politik nga sektori civil, ishte se TI kishe “mbuluar faktet” në të mirë të UÇK-së, apo “kishe faktet” me të cilat do e dëmtonte UÇK-në?… Sido që të jetë, kësaj here le të jetë KOINCIDENCË…