Demokratët kanë bërë thirrje që presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, të rishikojë vendimin për të zgjedhur dhëndrin e tij si kryekëshilltar.

Sipas demokratëve, ky është një rast i pastër i nepotizmit dhe konfliktit të interesit.

Por avokati i Jared Kushner, 36 vjeç, thotë se posti i tij nuk bie ndesh me ligjet kundër nepotizmit.

Kushner është i martuar me të bijën e Trump, Ivanka.

Milioneri do të heqë dorë nga bizneset e tij për të shërbyer si këshilltar i presidentit Trump.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kërkojnë miratim nga Kongresi.

Kushner është një hebre ortodoks, që ka studiuar sociologji në Harvard.

Familja e tij e ka vënë pasurinë pak a shumë si Donald Trump.

Thuhet se 36-vjeçari ka pasur një rol të rëndësishëm në fushatën e vjehrrit.

Babai i tij është burgosur për evazion fiskal dhe kontribute të paligjshme në fushatë nga Chris Christie, në atë kohë prokuror i Nju Xhersit.

Thuhet se kjo ishte arsyeja pse Jared Kushner e përjashtoi Christie nga fushata e Trump.

Si këshilltar i Trump, Kushner do fokusohet tek politikat e tregtisë dhe çështjet e Lindjes së Mesme.