Të hënën Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu që do të kushtëzojë paraqitjen e erës së përforcuar veriore dhe ulje të temperaturave.

Siç paralajmëroi DPHM, reshjet në orët e pasdites në male dhe në vendet më të larta do të kalojnë në borë.

Nga e marta do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa ka mundësi të bie borë edhe në pjesët më të ulëta. Temperatura e ditës vende-vende do të jetë rreth zeros.

Këtyre ditëve, nga e premtja pasdite dhe gjatë fundjavës, akoma do të jetë relativisht ngrohtë, ndërsa kushtet për mjegulla do të zvogëlohen.