Valë e re e lagësht me shi, borë dhe rritje të temperaturave do ta kaplojnë Maqedoninë nga e premtja.

Meteorologët për nesër në mëngjes lajmërojnë se temperaturat në më shumë vende do të jetë nën -15 gradë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell me rritje të temperatures.

Rritje të rëndësishme të temperaturave deri në fund të javës. Të premten në vendet më të larta dhe mallet do të ketë reshje të bores, ndërsa në ato më të ulëta reshje të shiut dhe bores. Reshje më të rënda do të kemi të shtunën ku në vendet perëndimore do të formohet mbulesë e re dëbore.