Dënimet prej 20 euro për persona fizik që nuk mbajnë maska dhe 2000 euro për persona juridik që nuk kanë siguruar maska nëpër bizneset e tyre. Këto janë dënimet në Maqedoni për mos sigurimin e maskave për tu mbrojtur nga pandemia globale Covid-19.

Nga 1 maji e deri më tani sipas institucioneve në vend numri i të dënuarve është 128,849 qytetarë, kurse dënimet arrijnë vlerën e më shumë se 2 milion euro të fituara vetëm nga dënimet.