Sampdoria nuk mund të quhet testi i vërtetë për Juventusin e Andrea Pirlos, që gjithsesi dje bëri një performancë mjaftë të mirë dhe bi të gjitha solli konfirmime mjaft pozitive për dy nga afrimet e merkatos së kësaj vere, amerikanin McKennie dhe suedezin Kulusevski.

I pari erdhi nga Schalke 04 pa shumë bujë, por mbrëmë tregoi aftësi mjaft të mira teknike e taktike, ndërsa në fushë dukej sikur kishte vite që luante me Juventusin, ndaj në pritje të përshtatjes së Arthur, Pirlo duket se e ka gjetur tashmë regjisorin në fushë.

Ndërsa Kulusevski nuk ishte më një surprizë, pasi aftësitë e tij i ka dëshmuar edhe një sezon më parë me fanellën e Parmës, ku u shfaq protagonist. Edhe mbrëmë suedezi u përshtat mjaft mirë në krah të Cristiano Ronaldos, dhe lëvizte si një veteran në hapësirat boshe, duke u bër ëproblem për mbrojtjen doriane.

Të gjitha këtyre u shtohet edhe një gol mjaft i bukur, me një gjuajtje në cepin e portës së Sampit, ndërsa tani Dybala duhet të përgatitet për një rival më tepër në fushën e lojës, pasi Kulusevski vështirë se do të hapë udhë.

Një garanci më shumë për Juventusin e këtij sezoni është edhe kapiteni Giorgio Chiellini, i cili sezonin e kaluar ishte për shumë kohë i dëmtuar, ndërsa mbrëmë zbriti titullar dhe bashkë me Bonuccin i rikthyen sigurinë e munguar prapavijës.

Në fund, por jo për nga rëndësia, duhet vlerësuar edhe debutimi i Andrea Pirlos, një person që ishte përshtatur menjëherë me ambientin e Juventusit, i ndihmuar edhe nga e shkuara si futbollist me fanellën bardhezi.

Nuk mungoi guximi me aktivizimin e Frabottës nga minuta e parë, një djalosh që bëri shumë mirë dhe justifikoi besimin, por edhe lënien në pankinë të emrave si Bentancour e Arthur, për të hedhur në fushë një skuadër kameleon.

Juventusi i Pirlos lëvizte lirshëm nga rreshtimi 3-4-1-2 në 4-2-3-1 apo 4-3-1-2, duke përfituar edhe nga dobia taktike që i jepte një emër si Juan Cuadrado, i aftë të luajë në çdo pozicion në krahun e majtë.

Prova e javës do të jetë të dielën e ardhshme në transfertë ndaj Romës, por Juventusi i Pirlos duket se ka ta shumë shumë garanci ku mund të bazojë të ardhmen dhe ka hedhur sërish kandidaturën për titullin e radhës kampion.